KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Renderët zbuluan përmasat e pazakonta të iPhone Fold

Renderët zbuluan përmasat e pazakonta të iPhone Fold

CAD‑renderët e parë të iPhone Fold janë publikuar dhe tregojnë përmasat shumë të pazakonta të këtij telefoni.

Këto renderë, të destinuar për prodhuesit e mbështjellësve dhe aksesorëve të tjerë, zbulojnë se ekrani i brendshëm i pajisjes ka një diagonale prej 7,76 inçesh me rezolucion 2713×1920 pikselë, ndërsa ekrani i jashtëm ka 5,49 inç me rezolucion 1422×2088 pikselë, që i jep një raport të çuditshëm të përmasave.

Kur është i mbyllur, iPhone Fold ka dimensionet 120,6×83,8×9,6 mm, ndërsa kur hapet është 120,6×167,6×4,8 mm.

Përveç ekranit, shihet edhe vendi për kamerën ‘selfie’ të integruar në ekranin kryesor, ndërsa ekrani i jashtëm ka një hapje për kamerën ‘selfie’ me formë “punch‑hole”.

Telefoni gjithashtu duket se ka dy kamera të pasme të vendosura në një shirit të gjatë, ngjashëm me stilin e iPhone Air.

Shfaqja e tij zyrtare pritet të jetë në shtator, por disa zëra sugjerojnë se nuk do të dalë në treg para fillimit të vitit 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.