KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rekord pjesëmarrjeje në votimet e parakohshme në Korenë e Jugut

Rekord pjesëmarrjeje në votimet e parakohshme në Korenë e Jugut

Pjesëmarrja në votimet e parakohshme për zgjedhjet e nënta lokale mbarëkombëtare në Korenë e Jugut ka arritur një rekord historik prej 23.51%, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 10.49 milionë nga 44.64 milionë votues të regjistruar kanë votuar gjatë periudhës dyditore të votimit të parakohshëm, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.62% të regjistruar në zgjedhjet lokale të vitit 2022.

KQZ bëri të ditur se vetëm në ditën e parë pjesëmarrja arriti në 11.6%, ndërsa në ditën e dytë u shtuan edhe 11.91%, duke çuar shifrën totale në 23.51%.

Autoritetet theksuan se të gjitha rajonet kryesore kanë regjistruar rritje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale.

Zgjedhjet lokale në vend do të përcaktojnë drejtuesit e bashkive, guvernatorët, anëtarët e këshillave lokalë dhe zyrtarët e arsimit në mbarë vendin, ndërsa votimi i parakohshëm u mundëson qytetarëve të votojnë edhe jashtë zonave të tyre të regjistruara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.