KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Regjisori i njohur Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje dhe më pas është transportuar në spital. 83-vjeçari aktualisht është duke punuar në fazën e parapërgatitjeve për vazhdimin e filmit të tij të njohur, “Heat”.

Sipas raportimit të portalit TMZ, incidenti ka ndodhur teksa Mann po përpiqej ta vendoste armën në këllëf.

Policia e Los Angelesit (LAPD) e ka konfirmuar rastin për TMZ, duke bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes, në poligonin e qitjes “The Range LA”.

Në raportin policor theksohet se plagosja nuk ka qenë e qëllimshme. Sipas të dhënave, Mann është lënduar gjatë një aksidenti në poligon, kur arma e zjarrit është shkrepur aksidentalisht dhe e ka goditur në këmbë.

Karriera e Michael Mann në Hollywood shtrihet në disa dekada, gjatë të cilave ai ka realizuar një sërë filmash të njohur.

Ndër veprat më të spikatura të tij janë “Thief” (1981), “Manhunter” (1986), “The Last of the Mohicans” (1992), “Heat” (1995), “The Insider” (1999), “Ali” (2001), “Collateral” (2004), “Miami Vice” (2006), “Public Enemies” (2009) dhe “Ferrari” (2023). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.