KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Reali e mbështet shtypin ndërkombëtar për të kërkuar dorëheqjen e Tebasit: “Fyerje për viktimat e nazizmit”

Reali e mbështet shtypin ndërkombëtar për të kërkuar dorëheqjen e Tebasit: “Fyerje për viktimat e nazizmit”

Real Madridi po e vazhdon presionin ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas, duke iu referuar edhe reagimeve të mediave ndërkombëtare, pas deklaratave të tij që krahasuan mënyrën e komunikimit të klubit me propagandën naziste.

Pas kërkesës zyrtare për dorëheqjen e menjëhershme të Tebasit, klubi madrilen ka publikuar në faqen e tij zyrtare reagimet e disa mediave të njohura ndërkombëtare lidhur me këtë polemikë.

Reagimi më i ashpër erdhi nga revista gjermane “Kicker”, e cila kërkoi largimin e presidentit të La Ligës.

“Është një fyerje për viktimat: Tebasi duhet të japë dorëheqje. Ai e ka kaluar kufirin në mënyrë të pariparueshme. Duke pasur parasysh historinë, ekziston vetëm një pasojë”, shkroi Thomas Böker nga “Kicker”.

Edhe gazeta franceze “L’Équipe” raportoi për kërkesën e Real Madridit ndaj Tebasit, pas krahasimit të metodave të televizionit të klubit, Real Madrid TV, me propagandën e Joseph Goebbelsit, ministrit të propagandës së Gjermanisë naziste.

Ndërkohë, gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” e përshkroi situatën si një përplasje të fortë në futbollin spanjoll, duke vënë në pah kërkesën e klubit madrilen për dorëheqjen e kreut të La Ligës.

Për këtë çështje kanë raportuar gjithashtu BBC, ESPN, “The Guardian” dhe gazeta argjentinase “Olé”, duke dëshmuar se polemika ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Si nisi përplasja?

Tebas kishte kritikuar mënyrën se si Real Madrid TV trajton vendimet e gjyqtarëve, duke e krahasuar strategjinë e komunikimit të klubit me disa teknika propagandistike të përdorura nga Goebbelsi.

Presidenti i La Ligës sqaroi se krahasimi kishte të bënte me metodat e propagandës, jo me ideologjinë naziste apo tifozët e Real Madridit.

Megjithatë, klubi i Florentino Pérezit e cilësoi deklaratën si të papranueshme dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebasit nga posti i presidentit të La Ligës dhe ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.