KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

PSG fiton me përmbysje ndaj Strasbourgut

PSG fiton me përmbysje ndaj Strasbourgut

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Strasbourgut, duke triumfuar me rezultat 3-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.

Kampionët francezë u gjendën në disavantazh në minutën e 17-të, kur Giovanni Reyna shënoi për vendasit pas asistimit të Gessime Yassine. Goditja e tij nga brenda zonës u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Strasbourgut prej 1-0.

PSG-ja tentoi të reagojë gjatë pjesës së parë, por nuk arriti ta gjente golin e barazimit. Rastet e Ferran Torresit dhe Maghnes Akliouche u ndalën nga portieri Filip Jorgensen, i cili u tregua vendimtar për skuadrën vendase.

Edhe në fillim të pjesës së dytë, Strasbourgu krijoi rrezik, por portieri Matvey Safonov reagoi shkëlqyeshëm ndaj goditjes me kokë të Conrad Harderit. Në anën tjetër, trajneri Luis Enrique ndërhyri me zëvendësime, duke aktivizuar edhe Ousmane Dembélén për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Në minutën e 71-të, pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, gjyqtari akordoi penallti për PSG-në për një prekje të dyshuar me dorë në zonën e Strasbourgut. Megjithatë, Dembele nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë, pasi goditja e tij përfundoi ngushtë jashtë portës.

Sulmuesi francez u rikthye fuqishëm vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 77-të, ai dërgoi një krosim të shkëlqyer në zonë, ku Ilya Zabarnyi u pozicionua mirë dhe shënoi për 1-1, duke rikthyer PSG-në në lojë.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Dembeleu bë protagonist edhe një herë. Në minutën e 85-të, topi përfundoi te këmbët e tij jashtë zonës dhe ai goditi saktë drejt qendrës së portës, duke e mposhtur Jorgensenin për rezultatin 2-1 dhe duke kompletuar përmbysjen e parisienëve.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Desire Doue i cili në minutën e 93-të realizoi për 3-1 pas asistimit nga Ferran Torres.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Ligue 1./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.