Drejtuesit e Real Madridit kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit gjerman, Antonio Rudiger, duke vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, klubi mbretëror nuk ka në plan t’i ofrojë një marrëveshje të re 33-vjeçarit, çka do të thotë se aventura e tij në “Santiago Bernabeu” po shkon drejt fundit, shkruan IndeksOnline.
Qendërmbrojtësi gjerman ka qenë një prej figurave kryesore në prapavijën e “Los Blancos” që nga transferimi i tij në Madrid, duke fituar trofe të rëndësishëm vendorë dhe evropianë, por klubi tashmë ka vendosur të hapë një kapitull të ri në repartin defensiv.
Pas këtij vendimi të konfirmuar nga klubi spanjoll, Rüdiger pritet të shqyrtojë ofertat e tjera për vazhdimin e karrierës së tij si futbollist i lirë. /IndeksOnline/

