FC Liria ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim, duke e mposhtur KF Mitrovicën me rezultat 1-2, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 8-të.
Me këto tri pikë të arta, skuadra prizrenase bën një hap të rëndësishëm në renditjen tabelare, duke u shkëputur tashmë në +6 pikë epërsi ndaj Prishtinës së Re, shkruan IndeksOnline.
Prizrenasit kaluan të parët në epërsi (0-1) pas një aksioni të rrjedhshëm të konkretizuar me asistimin e Albion Kurtajt.
Vendasit nga Mitrovica arritën të reagojnë duke barazuar shifrat në 1-1, por fjalën e fundit në këtë takim e patën sërish mysafirët.
Goli i fitores për rezultatin përfundimtar 1-2 erdhi pas asistimit vendimtar të Fitim Susurit, duke i siguruar FC Lirisë një triumf mjaft të vlefshëm në transfertë. Pas kësaj fitore, skuadra nga Prizrniet arrin 39 pikë. /IndeksOnline/

