Paris Saint-Germaini dëshiron ta mbajë edhe më gjatë kapitenin Marquinhos.
Klubi francez i ka bërë brazilianit një ofertë për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2029.
Mbrojtësi 32-vjeçar ka kontratë aktuale deri në vitin 2028, por drejtuesit e PSG-së e konsiderojnë ende një element shumë të rëndësishëm për skuadrën, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.
Sipas raportimeve të mediave franceze, negociatat kanë avancuar dhe palët janë në bisedime për marrëveshjen e re.
Megjithatë, oferta parashikon edhe një rregullim të pagës së brazilianit.
Marquinhos është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 dhe mban shiritin e kapitenit që nga viti 2020.
Ai është futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e klubit parisien, me 531 ndeshje. /Zëri

