KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

Real Madridi po planifikon një goditje të madhe në tregun e transferimeve, duke e vendosur Bukayo Sakan në krye të listës së dëshirave.

Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez e sheh sulmuesin anglez si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit, ndërsa pasiguria për të ardhmen e Rodrygos dhe Brahim Diazit ka shtyrë drejtuesit madrilenë të kërkojnë alternativa të nivelit të lartë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, transferimi i 25-vjeçarit do të jetë shumë i vështirë. Arsenali e ka lidhur Sakan me kontratë deri në qershor të vitit 2030 dhe nuk dëshiron ta humbasë yllin e vet. Gjithmonë sipas mediave spanjolle, klubi londinez do të shqyrtonte vetëm oferta prej 150 deri në 160 milionë eurosh, një shumë që do ta detyronte Real Madridin të bënte një investim gjigant.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.