KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan

Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan

Televizioni Dukagjini dënon fuqishëm sulmin ndaj ekipit tonë të përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, i cili ka ndodhur sot në Gjilan gjatë kryerjes së detyrës profesionale.

Ekipi i TV Dukagjinit ishte duke realizuar një kronikë lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit, kur është penguar dhe sulmuar nga një punonjës i kompanisë që është e angazhuar në realizimin e këtyre punimeve.

Ky akt i papranueshëm, përbën cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të së drejtës së gazetarëve për të raportuar në interes të publikut.

TV Dukagjini kërkon nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.