KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti ‘godet’ Kurtin dhe VV-në: Politikan populist, përdorin teknika mashtruese

Hoti ‘godet’ Kurtin dhe VV-në: Politikan populist, përdorin teknika mashtruese

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar për populizëm dhe përdorim të teknikave mashtruese në komunikimin politik.

Në një intervistë në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Hoti e ka cilësuar Kurtin si njërin nga politikanët më populistë, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si ai dhe Vetëvendosje, ndërtojnë diskursin publik.

“Është ndër politikanët më populistë, me teknikat më mashtruese të mundshme që përdoren në politikë. Kur i dëgjon duke folur, krijon përshtypjen sikur kryejnë një lloj trajnimi për diskursin publik për të mashtruar. Edhe kur je përballë tyre dhe ata e dinë që nuk është ashtu, edhe ata e dinë që edhe ne e dimë që nuk qëndrojnë ato çështje dhe nuk skuqen fare. E dyta edhe opozita nuk ka arritur të organizohet mjaftueshëm gjatë këtyre viteve për ta ballafaquar këtë mazhorancë politike dhe dështimet në qeverisje”, ka thënë Hoti.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.