KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti “Lotaria”, ekspertja Popovska: Nuk kam konstatuar shkelje të procedurës

Rasti “Lotaria”, ekspertja Popovska: Nuk kam konstatuar shkelje të procedurës

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan Grubit dhe 6 të akuzuarve të tjerë.

Avokatët mbrojtës u fokusuan te ekspertiza e Prokurorisë Publike e bërë në qershor të këtij viti.

Në të është konstatuar se procedura ka nisur në dhjetor të vitit 2022, ka pas plan financiar dhe plan për furnizime publike që përfshinë edhe planin për investim.

Në shkurt të vitit 2023 Qeveria ka miratuar të njëjtin plan, ndërsa në fund të majit Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për informacionin e Lotarisë Shtetërore.

Më pas në qershor është miratuar informacioni, por pa vendim pasi në këtë rast Qeveria nuk ka pasur të drejtë vendimi sepse ka vepruar në cilësinë e kuvendit të aksionarëve.

Ekspertja ka konstatuar në raportin e saj se në gusht të vitit 2023 bordi mbikëqyrës ka nisur procedurën ndërsa pas janë siguruar 800 aparatet e prokuruara. Mbrojta e Bajrami dhe Grubit potencoi edhe faktin se në përputhje me ligjin, më 1 janar 2027 shteti do të jetë organizatori i vetëm i lojërave të fatit, gjë që e bën të pakuptimtë akuzën që rëndon ndaj tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.