KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i qasjes në llogarinë bankare të Përparim Ramës, i dyshuari paraqitet në polici – Prokuroria pret raportin e hetimeve

Rasti i qasjes në llogarinë bankare të Përparim Ramës, i dyshuari paraqitet në polici – Prokuroria pret raportin e hetimeve

Është paraqitur në Polici i dyshuari për qasjen e paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nga ku dyshohet se janë shpërndarë të dhënat mbi gjendjen dhe transaksionet e tij bankare.

Lajmi për paraqitjen e të dyshuarit në Polici është raportuar në media.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e fundit në këtë rast.

Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, ndërsa aktualisht janë në pritje të raportit policor.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin në fjalë. Aktualisht, jemi ende në pritje të raportit përkatës nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe avokaten lidhur me këtë rast, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij lajmi.

Rasti kishte marrë vëmendje publike pasi nga Komuna e Prishtinës ishte konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank dyshohet se ishte qasur pa autorizim në llogarinë bankare të Ramës dhe kishte shpërndarë të dhëna personale, përfshirë gjendjen dhe transaksionet bankare.

Sipas informacioneve të bëra publike më herët, banka kishte konfirmuar se kishte trajtuar ankesën e kryetarit të Prishtinës dhe se kishte ndërmarrë masat përkatëse, përfshirë njoftimin e autoriteteve kompetente.

Ndërkohë, hetimet nga organet e rendit dhe drejtësisë pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë. /Telegrafi/

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.