Albion Ferati është paraqitur sot në Policinë e Kosovës, pas dyshimeve se është qasur kundërligjshëm në llogarinë dhe transaksionet bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ferati nuk ka folur para mediave, ndërsa avokatja e tij ka thënë se “nuk është koha për përgjigje”.
Nacionale kishte raportuar para disa ditësh në lidhje me rastin, kur edhe e publikoi identitetin e Feratit.
Burimi: lajmi.net ↗

