KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rastet e fruthit po bien në Evropë, por disa vende vazhdojnë të përballen me shpërthime

Rastet e fruthit po bien në Evropë, por disa vende vazhdojnë të përballen me shpërthime

Rreth 2 mijë persona janë prekur nga fruthi deri më tani gjatë vitit 2026 në Bashkimin Evropian dhe vendet përreth tij. Të dhënat paraprake të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se Evropa pritet të regjistrojë dukshëm më pak raste këtë vit krahasuar me vitin 2025.

Sipas të dhënave deri në shtator 2026, gjatë 12 muajve të fundit janë raportuar 2,325 raste, krahasuar me 10,195 raste në të njëjtën periudhë një vit më parë, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, disa vende vazhdojnë të përballen me shpërthime të sëmundjes. Bullgaria dhe Italia kanë regjistruar rreth 600 raste secila. Në Itali, numri i infeksioneve ka rënë vazhdimisht që nga prilli, kur u raportuan 173 raste brenda një muaji.

Ndërsa në Bullgari, ku gjatë gjithë vitit 2025 ishin regjistruar vetëm dy raste, autoritetet shëndetësore dyshojnë se një nga faktorët që ka ndikuar në shpërthimin e fundit janë dokumentet e falsifikuara të vaksinimit. Në një rajon të prekur rëndë, rreth 60 për qind e fëmijëve që figuronin si të vaksinuar nuk kishin antitrupa kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Raste janë raportuar edhe jashtë Bashkimit Evropian. Në Angli, deri më 9 nëntor janë konfirmuar 1,055 raste, ndërsa Ukraina ka raportuar 653 raste deri në shtator.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, ekspertët paralajmërojnë se shpërthimet mbeten rrezik në komunitetet me mbulim të ulët vaksinimi. Shkalla e vaksinimit kundër fruthit në vendet evropiane varion nga 68 për qind në Rumani deri në 99 për qind në Hungari.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse. Për të parandaluar përhapjen e tij, të paktën 95 për qind e popullsisë duhet të vaksinohet. Dy doza të vaksinës ofrojnë deri në 97 për qind mbrojtje.

Sipas ECDC-së, shumica e rasteve gjatë vitit të fundit janë regjistruar te personat e pavaksinuar. Rreth 28 për qind e të prekurve ishin fëmijë nën moshën pesëvjeçare, ndërsa 51 për qind ishin persona të moshës 15 vjeç e sipër.

Deri në shtator 2026, në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane nuk ishte raportuar asnjë vdekje nga fruthi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.