KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

Dyqanet Migros Ostschweiz dhe Coop në Zvicër kanë tërhequr nga shitja katër lloje të djathit Mini Brie, pasi në një produkt të furnizuesit të tyre janë zbuluar baktere Listeria, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

Sipas mediave zvicerane, tërheqja përfshin djathin Mini Brie me gështenja, të shitur në Coop, me numër loti 146434 dhe datë skadimi 25 nëntor 2026, si dhe tri variante të shitura në Migros Ostschëeiz: me hudhër, me kërpudha porcini dhe me spec djegës. Këto produkte kanë numrat e loteve 146655, 146817 dhe 146662, si dhe 146656, përkatësisht.

Bakteri Listeria monocytogenes mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe simptoma të ngjashme me gripin, shkruan Suedostschëeiz, transmeton Telegrafi.

Rreziku i komplikimeve serioze është më i madh për gratë shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.

Konsumatorëve u rekomandohet të mos i konsumojnë produktet e prekura.

Djathërat mund të kthehen në filialet përkatëse të Coop dhe Migros Ostschweiz, ku çmimi i blerjes rimbursohet plotësisht, edhe pa kuponin fiskal./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.