Deponitë ilegale të mbeturinave po vazhdojnë të shtohen në Kosovë. Edhe pse disa grumbuj mbeturinash largohen, në të njëjtat hapësira apo lokacione të tjera krijohen deponi të reja.
Sipas të dhënave të raportit të EcoZ, në Kosovë janë evidentuar rreth 379 deponi ilegale në hapësira të gjelbra. Raporti përfshin inspektimin e 477 lokacioneve në 14 komuna.
Zana Beqiri nga organizata ESRA (Environmental and Social Responsibility Association) ka bërë të ditur se nga viti 2024 deri në vitin 2025 numri i deponive është rritur për 55.
Detajet i sjell kronika në vazhdim:
Burimi: klankosova.tv ↗

