Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Napolit, duke e mposhtur me rezultat 2-0 në një ndeshje ku protagonistë ishin Kerim Alajbegovic dhe Jeremy Boga, me dy gola shumë të bukur.
Zonja e Vjetër zhvilloi një paraqitje të mirë, duke shfrytëzuar rastet e krijuara dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Në anën tjetër, Napoli ishte shumë larg nivelit të pritur dhe nuk arriti të bëjë më shumë për të shmangur humbjen.
Kjo është humbja e katërt sezonale për Napolin, ndërsa Juventusi me këtë triumf vazhdon garën për pozitat e larta në tabelë.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e shtatë, me 11 pikë më pak se lideri Lazio.
Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj Fiorentinës, ndërsa Napoli do të presë liderin Lazio, në një përballje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit./Klankosova.tv

