KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në Kosovë.

Sipas Ramadanit, ky raport evidenton mangësi serioze në luftën kundër trafikimit në Kosovë.

“Më pak ndjekje penale, dënime të buta dhe viktima që nuk marrin mbështetjen e duhur. Është e dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit. Qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë, por për siguri, drejtësi dhe një shtet që qëndron pranë tyre!”, ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogari nga institucionet për dy çështje që lidhen me këtë situatë.

“Çfarë po bëhet për të ndalur trafikimin? Pse viktimat nuk po marrin mbështetjen e nevojshme afatgjatë? Këto nuk janë çështje që mund të mbulohen me konferenca e deklarata!”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.