Pushimi i nëntorit për ndeshjet e kombëtareve e gjen Raphinhan në krye të renditjes për Këpucën e Artë evropiane.
Ylli i Barcelonës ka shënuar 15 gola në 10 paraqitje në kampionat dhe ka grumbulluar 30 pikë, duke krijuar epërsi ndaj rivalëve.
Surpriza më e madhe është Amin Chiakha i Rosenborgut, i cili me 18 gola dhe 27 pikë renditet i dyti.
Pas tij vjen Mbappe me 26 pikë, ndërsa P. Abraham dhe K. Lien plotësojnë pesë pozitat e para.
Yamal po ashtu është pjesë e dhjetë më të mirëve, me 20 pikë, ndërsa Haaland mbetet në vendin e 17-të.
Kjo tregon se gara për çmimin individual është mjaft interesante, me disa emra të papritur që po sfidojnë yjet e futbollit evropian.
Në mesin e 25 golashënuesve më të mirë gjenden edhe tre futbollistë të Serie A.
Gustavo Varela i Monzas është i 18-ti, ndërsa Antonio Raimondo dhe Donyell Malen ndajnë pikët në pozitat 24 dhe 25. /Zëri

