Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, së bashku me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, raporton GazetaBlic.
Tahiri ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar shqetësimet lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Ai ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
Burimi: gazetablic.com ↗

