KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani reagon pas qëndrimit të ri të LVV-së: Ua kemi lexuar skenarin në xhep

Ramadani reagon pas qëndrimit të ri të LVV-së: Ua kemi lexuar skenarin në xhep

Deputeti i Aleancës , Burim R. Ramadani, se ka komentuar pozicionin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje duke akuzuar atë se ka bllokuar vendin për interesa politike dhe për të kalkuluar zgjedhje të reja.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe LVV-së u nevojitet që Kuvendi të mos konstituohet deri më 13 shtator, në mënyrë që nga ajo datë (nesër) të aktivizohet afati për zgjedhjen e presidentit.

“Krejt kjo është lojë e VV me shtetin!”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, nga 13 shtatori nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, i cili përfundon më 13 nëntor.

Pas kësaj date, sipas llogaritjes së tij, mund të shpallen zgjedhjet e reja, ndërsa afati do të çonte deri më 27 dhjetor.

“Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor”, ka deklaruar ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se këtë skenar, e kanë paralajmëruar prej kohësh.

“Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep”, ka shkruar Ramadani.

Në fund, ai ka paralajmëruar LVV-në se, sipas tij, do të pësojë zhgënjim në zgjedhjet që pretendon se po i kalkulon.

“Por, MOS HARRONI: VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!”, ka përfunduar Ramadani./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.