KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë në Gjilan, në fokus vonesat e ekspertizave në IML dhe Forenzikë

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë në Gjilan, në fokus vonesat e ekspertizave në IML dhe Forenzikë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar të martën një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku ndër çështjet kryesore të diskutuara ishin vonesat në realizimin e ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Gashi, i shoqëruar nga zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe prokurori Veton Shabani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është pritur nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, dhe prokurorët e kësaj prokurorie, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, gjatë takimit Gashi ka vlerësuar performancën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke kërkuar vazhdimin e angazhimit profesional, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Një ndër shqetësimet e ngritura nga prokurorët e Gjilanit kishte të bënte me vonesat në sigurimin e ekspertizave nga IML-ja dhe AKF-ja, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin dhe përfundimin e procedurave penale.

Lidhur me këtë çështje, Gashi ka bërë të ditur se shqetësimet e prokurorëve tashmë i ka adresuar në institucionet përgjegjëse, përkatësisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai ka shprehur shpresën se këto probleme do të marrin trajtimin e duhur institucional.

Në takim janë diskutuar edhe mekanizmat që synohet të themelohen në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe mbrojtjes së integritetit e dinjitetit të prokurorëve.

Po ashtu, është diskutuar caktimi i prokurorëve mbikëqyrës nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për Prokurorinë Themelore në Gjilan, si dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori në ushtrimin e kompetencave të saj.

Në përfundim të vizitës, Kryeprokurori i Shtetit u ka ofruar prokurorëve mbështetje profesionale dhe institucionale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Gjilan 

Prishtinë, 10 nëntor 2026 – Në vazhdën e vizitave në prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, z. Bahri Hyseni dhe prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Veton Shabani, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelor në Gjilan, ku është pritur në takim nga kryeprokurori z. Arben Kadriu dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar këtë prokurori për performancën e treguar, me ç’rast ka kërkuar që të vazhdohet angazhimi profesional, veçanërisht në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe të gjitha veprave të tjera penale që bien në kompetencë lëndore dhe territoriale të kësaj prokurorie.

Në fokus të diskutimit mes Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan ishin edhe çështjet si: themelimi i mekanizmave në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me qëllim përmirësimin e cilësisë së punës brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të prokurorëve; caktimi i prokurorëve mbikëqyrës nga ZKPSH-ja për Prokurorinë Themelore në Gjilan, si dhe sfidat reale me të cilat përballet kjo prokurori – veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vonesat e ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Lidhur me këtë çështje, Kryeprokurori i Shtetit theksoi se shqetësimet e ngritura lidhur me vonesat në kryerjen e ekspertizave i ka adresuar në institucionet respektive, përkatësisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe shpreson që këto problematika do të marrin trajtimin e duhur institucional.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit u ka ofruar mbështetje profesionale dhe institucionale prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan në kryerjen e detyrave të tyre në funksion të forcimit të sundimit të ligjit. /lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.