Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar institucionet e vendit për gjendjen e zjarrfikësve në Kosovë.
Ai ka thënë se kushtet e tyre janë thelluar në stërkeqje, derisa ka kërkuar debat lidhur me trajtimin e kësaj kategorie.
“Hajde flasim si po i trajtoni pamëshirshëm zjarrfikësit! Intervenuesit kryesor kur ka flakë, tym, vërshime, tërmete, aksidente të rënda trafiku apo fatkeqësi tjera. Por, kushtet e zjarrfikësve në Kosovë janë thelluar në stërkeqje. Ndërgjegja për zjarrfikësit shpëtues nuk duhet t’ju lë të fleni rehat. Zjarrfikësit janë heronj, por ju jeni dështakë!”, ka shkruar Ramadani. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

