Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë punimeve Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës.
Takimi mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të samitit, ku në fokus të diskutimeve janë siguria e Evropës, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe përballja me kërcënimet hibride.
Sot, rreth 50 udhëheqës ndërkombëtarë do të mblidhen në Qendrën e Konventave në Dublin për një takim të EPC-së. Irlanda kryeson presidencën e BE-së deri në fund të vitit dhe ngjarjet e saj kryesore, Komuniteti Politik Evropian (EPC) dhe takimi joformal i Këshillit Evropian, do të zhvillohen këtë javë.
Kujtojmë, Ukraina, inteligjenca artificiale dhe kërcënimet hibride në të gjithë Evropën do të dominojnë takimet kryesore të BE-së në Dublin të enjten dhe të premten. Bisedimet mbi inteligjencën artificiale do të jenë diskutimi i parë i tillë midis udhëheqësve të BE-së.
EPC është forum joformal për udhëheqësit evropianë për të zhvilluar diskutime politike dhe strategjike mbi çështje me shqetësim të përbashkët. U krijua në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe takohet dy herë në vit. Tema e samitit në Dublin është “Evropa – e fortë, e sigurt dhe e lidhur”.

