KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama prokurorisë: Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po punojnë për Prishtinën

Rama prokurorisë: Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po punojnë për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me intervistimin nga Prokuroria të disa zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë në projektin “Ishulli Urban”.

Rama ka bërë të ditur se të martën Prokuroria ka intervistuar për disa orë punëkryesin dhe menaxherin e projektit, i cili, sipas tij, u mundëson rreth 30 mijë banorëve të lagjes Arbëria qasje me qendrën e Prishtinës, transmeton Zeri.info.

Ai gjithashtu ka pretenduar se drejtoresha e Investimeve Kapitale po thirret në hetuesi vazhdimisht.

“Seriozisht e keni, a? Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për Kryeqytetin. Nëse po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre”, ka shkruar Rama.

Ai ka kërkuar që, siç është shprehur, personat e përfshirë në realizimin e projekteve të kryeqytetit të mos përfshihen në përplasjet politike.

“Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka përfunduar Rama. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.