KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Manchester City nën presion të ri, rivalët duan të hetohen financat edhe pas vitit 2018

Manchester City nën presion të ri, rivalët duan të hetohen financat edhe pas vitit 2018

Problemet financiare të Manchester Cityt mund të hapin një kapitull të ri.

Disa klube të Premierligës po shtyjnë për nisjen e hetimeve të reja ndaj “Citizens”, duke kërkuar që kontrolli të përfshijë edhe periudhën pas vitit 2018.

Hetimi i mëparshëm ishte përqendruar në vitet 2009–2018, ndërsa klubet rivale dyshojnë se marrëveshjet e sponsorizimit të kontestuara mund të kenë vazhduar edhe më vonë.

Këto shqetësime janë raportuar nga “The Independent”, sipas të cilit drejtuesit e disa klubeve kërkojnë një shqyrtim të mëtejshëm të financave të Cityt.

Megjithatë, ideja nuk mbështetet nga të gjithë. Disa drejtues druajnë se një hetim tjetër mund të shkaktojë një proces të gjatë ligjor dhe të dëmtojë reputacionin e Premierligës.

Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime se mund të mos sigurohen prova të mjaftueshme për akuza të reja.

Manchester City, nga ana e tij, mohon çdo shkelje dhe thekson se një hetim i mundshëm i ri do të ishte proces i ndarë nga procedurat aktuale.

Kujtojmë se në shtator 2026, një komision i pavarur e shpalli klubin fajtor për shkelje të rënda të rregullave financiare të Premierligës në periudhën 2009–2018. City ka kundërshtuar vendimin dhe ka ushtruar ankesë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.