KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Rama pritet nga Rutte në selinë e NATO-s, Shqipëria vlerësohet në sektorin e mbrojtjes

​Rama pritet nga Rutte në selinë e NATO-s, Shqipëria vlerësohet në sektorin e mbrojtjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel, ku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi takimin si veçanërisht të rëndësishëm, duke vlerësuar qëndrimin e Ruttes për zhvillimet e dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rama shkruan më tej se se gjatë bashkëbisedimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu vlerësime për ecurinë dhe transformimin e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përkushtimin e vendit në përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe standardeve të aleancës ushtarake.

Sipas Ramës, fokusi i bisedimeve u ndal në ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.