KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho zbulon sa kohë i duhet Real Madridit për të arritur përsosmërinë

Mourinho zbulon sa kohë i duhet Real Madridit për të arritur përsosmërinë

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër AEK-ut, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Athinë.

Portugezi ka komentuar gjendjen e skuadrës, synimet për këtë sezon, disa prej lojtarëve kryesorë dhe procesin e ndërtimit të një ekipi fitues.

Real Madridi vjen në këtë përballje me tri fitore nga tri ndeshjet e para në fazën e ligës, por Mourinho ka paralajmëruar se skuadra nuk duhet të kënaqet me rezultatet e deritanishme.

“Jemi afër kualifikimit në fazën eliminatore, por ende larg sigurimit të një vendi direkt në mesin e 16 skuadrave më të mira. Na duhen pikë”, deklaroi Mourinho, duke kujtuar gjithashtu se Real Madridi ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e zhvilluara në Athinë.

Mourinho beson te procesi, jo te pikat e kthesës

I pyetur nëse fitorja në Romë ishte një pikë kthese për sezonin, trajneri portugez theksoi se nuk beson shumë në momente të veçanta, por në punën e vazhdueshme.

“Emocionalisht, fitore të tilla sjellin gjithmonë diçka pozitive. Megjithatë, nuk mendoj se ishte një pikë kthese në lojën tonë, sepse besoj më shumë te procesi”, deklaroi ai.

Sipas Mourinhos, skuadra përmirësohet përmes stërvitjeve dhe ndeshjeve, pasi lojtarët njihen gjithnjë e më mirë me njëri-tjetrin.

Valverde, kapiten dhe lojtar i rëndësishëm në çdo pozitë

Trajneri foli me superlativa edhe për Federico Valverden, të cilin e vlerësoi si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Mourinho theksoi se përgjegjësia e kapitenit e ka ndryshuar mënyrën se si uruguaiani i sheh gjërat dhe se ai është i gatshëm ta përdorë në pozicione të ndryshme.

“Për mua, ai është një kapiten i vërtetë. Jam i bindur se Fede nuk do ta ketë problem të luajë në çdo pozitë. Jam i sigurt se në një moment do të kthehet në qendër të mesfushës”, tha Mourinho.

Ai pranoi se është i kënaqur me paraqitjet e Valverdes si mbrojtës i krahut, por shtoi se do të ketë nevojë për të edhe në mesfushë, varësisht nga nevojat e ekipit.

telegrafi.com

Tre vjet për ta arritur përsosmërinë

Mourinho refuzoi të bëjë krahasime mes skuadrës aktuale dhe asaj që drejtoi gjatë mandatit të tij të parë në Madrid.

Ai vlerësoi potencialin e grupit aktual, por theksoi se kjo skuadër ende nuk ka fituar asgjë dhe se ndodhet vetëm në fillim të rrugëtimit të saj.

Portugezi komentoi edhe repartin ofensiv, duke përmendur Viniciusin, Kylian Mbappén, Diomandén, Brahim Diazin dhe Endrickun si futbollistë që i japin shumë mundësi në sulm.

Në fund, Mourinho u përball me pyetjen se sa kohë do t’i duhej për ta çuar këtë Real Madrid në përsosmëri.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë: “Tre vjet. Tri sezone”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.