Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë episodit të podcastit “Flasim”, foli për rezultatin e Shqipërisë në testin e PISA 2025.
Kryeministri tha se rezultati i mirë vjen nga puna e jashtëzakonshme që është bërë për përmirësimin e sistemit arsimor.
Ai më tej shprehu se Shqipëria e kishte nisur ngjitjen nga fundi dhe se sot është e para në matematikë.
“Nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nuk mund të rri dot pa e shfrytëzuar këtë rast për të shprehur kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, teksteve, administrimit të shkollave ku sot kemi një numër jo të vogël drejtuesish që kalojnë te Shkolla e Drejtorëve dhe si rezultat i gjithë intensitetit dhe ndërveprimit mes shkollës e prindërve”, deklaroi Rama.
“Nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritën e nxënësve, por nga ana tjetër nxënësit ishin po aty, ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty siç duhet dhe prandaj rezultatet e PISA-s nuk ishin të tilla dhe Shqipëria e filloi këtë ngjitje nga fundi, të fundit në distancë nga të tjerët dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha Rama. /TCH/