KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje për Kombëtaren e Kosovës, Dellova largohet nga grumbullimi para dy ndeshjeve të rëndësishme

Goditje për Kombëtaren e Kosovës, Dellova largohet nga grumbullimi para dy ndeshjeve të rëndësishme

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jo të mirë në prag të përballjeve me Izraelin dhe Irlandën, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova nuk do të jetë në dispozicion të Dardanëve për dy sfidat e ardhshme, pasi një lëndim e ka detyruar të largohet nga grumbullimi.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka bërë të ditur se futbollisti i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Pavarësisht dëshirës së madhe për ta ndihmuar Kombëtaren, kontrollet mjekësore kanë konfirmuar se Dellova nuk është në gjendje të luajë në dy takimet e radhës.

Mungesa e tij përbën një shqetësim për repartin defensiv të Kosovës, në një moment të rëndësishëm të garës në Ligën e Kombeve.

Dellova tashmë është liruar nga grumbullimi, ndërsa Kombëtarja e Kosovës do të duhet të përgatitet për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës pa shërbimet e qendërmbrojtësit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.