KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rama në Delfi: I kam kërkuar Trumpit të angazhohet për çështjen e Hashim Thaçi në Hagë

Rama në Delfi: I kam kërkuar Trumpit të angazhohet për çështjen e Hashim Thaçi në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se i ka shprehur shqetësime ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me çështjet e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset në Haga, përfshirë edhe rastin e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit, Rama në një bisedë me kryeredaktorin e gazetës “Kathimerini”, Alexis Papahelas, ka folur për takimin e tij me Trump në kuadër të “Bordit të Paqes”.

Ai tha se i ka kërkuar ish-presidentit amerikan të angazhohet më shumë në zgjidhjen e disa çështjeve të hapura në rajon, duke përmendur edhe proceset gjyqësore që lidhen me ish-udhëheqës të UÇK-së.

“E kam informuar Presidentin Trump për shqetësimet që kam lidhur me drejtësinë ndërkombëtare dhe mënyrën se si është trajtuar çështja e UÇK-së dhe disa prej liderëve të saj në Hagë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se këto çështje, sipas tij, burojnë nga një raport që ai e cilësoi të kontestuar dhe që ka ndikuar në ngritjen e aktakuzave.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga Trump, Rama u përgjigj se ende nuk ka pasur reagim.

“Ai nuk më ka informuar ende, por mendoj se ka qenë shumë i zënë”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.