KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraeli i ndalon hyrjen në vend kandidatit për president të Francës, Parisi reagon ashpër

Izraeli i ndalon hyrjen në vend kandidatit për president të Francës, Parisi reagon ashpër

Franca ka kritikuar vendimin e Izraelit për t’i ndaluar hyrjen në vend liderit të partisë opozitare “Franca e Papërkulur” (La France Insoumise), Jean-Luc Mélenchon, dhe kryetares së grupit parlamentar të kësaj force politike, Mathilde Panot.

Reagimi i Parisit erdhi të enjten në mbrëmje, përmes ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, i cili e cilësoi vendimin e autoriteteve izraelite si “demagogjik”, shkruan Al Jazeera.

Izraeli njoftoi se Mélenchon dhe Panot nuk janë të mirëpritur në vend, duke argumentuar se partia e tyre mban një qëndrim ekstrem kundër Izraelit dhe se drejtuesit e saj kanë bërë deklarata të ashpra ndaj shtetit hebre.

“Ky vendim demagogjik, që vjen nga një qeveri që ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare, u shërben atyre që, si La France Insoumise, sigurojnë jetesën duke shfrytëzuar konfliktin izraelito-palestinez”, deklaroi Barrot.

Kryediplomati francez theksoi gjithashtu se Parisi do të vijojë të mbështesë zgjidhjen me dy shtete dhe bashkëjetesën paqësore mes popullit izraelit dhe atij palestinez.

Përplasja diplomatike vjen pas deklaratave të Mélenchon gjatë fundjavës, kur ai bëri të ditur se, në rast se fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, të parashikuara për prillin e vitit 2027, do të urdhërojë anijet franceze të shoqërojnë flotiljet që transportojnë ndihma humanitare drejt Gazës.

Më herët, ushtria izraelite ka ndërhyrë në flotilje të tilla, duke ndaluar dhe arrestuar aktivistë që merrnin pjesë në to. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.