KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se është një moment për të ballafaquar perceptimet e ndryshme mbi zhvillimet e vitit dhe idetë për të ardhmen.

“Besoj se ky samit i këtij viti ofron një arsye shumë të mirë për të çuar përpara procesin e integrimit. Unë mbetem i bindur se Bashkimi Evropian duhet të gjejë kurajën për të ndërmarrë një hap shumë të guximshëm përpara, duke i ulur të gjitha vendet kandidate rreth së njëjtës tryezë, pa ndryshuar procesin e bazuar në merita për secilin vend, por duke dhënë një sinjal shumë të fortë, nga njëra anë, për opinionet tona publike dhe, nga ana tjetër, për mbarë botën. Ky është, në njëfarë mënyre, edhe fryma me të cilën ndodhem këtu sot”, ka thënë Rama.

Rama është përgjigjur edhe lidhur me planet e Shqipërisë për të përmbylluar kapitujt për anëtarësim në BE.

“Ne po punojmë shumë fort çdo ditë me Komisionin Evropian dhe le të shohim si do të dalin llogaritë. Por, me sa jam në dijeni, jemi në rrugën e duhur dhe sipas planifikimit. Nga ana tjetër, kjo nuk është një punë e njëanshme, por një punë me dy kahe. Për disa prej çështjeve, ne jemi ende në pritje që Komisioni të japë dritën jeshile, sepse, siç e di kushdo që është i përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet t’i miratojë paraprakisht tekstet që ne i kemi përgatitur tashmë.”, ka thënë Rama. /Klankosoav.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.