KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rama i përgjigjet motrës së 28-vjeçarit të plagosur në protestë: Unë personalisht mundësova trajtimin e tij në Itali

Rama i përgjigjet motrës së 28-vjeçarit të plagosur në protestë: Unë personalisht mundësova trajtimin e tij në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit të plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, pasi motra e të riut ka kundërshtuar deklaratat e tij për mbulimin e shpenzimeve mjekësore nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka këmbëngulur se iniciativa për trajtimin e specializuar të 28-vjeçarit në Itali është ndërmarrë personalisht prej tij, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet e trajtimit janë mbuluar nga shteti shqiptar.

“Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj”, ka shkruar Rama.

Kryeministri ka theksuar se vendimi për dërgimin e të riut në Itali nuk është marrë nga persona të tjerë, por drejtpërdrejt prej tij.

“Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë ‘persona’, po e kam marrë unë personalisht dhe vajtja e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!”, ka deklaruar Rama.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se e kishte takuar të riun përpara nisjes drejt Italisë, duke i uruar shërim të shpejtë në ambientet e aeroportit.

“Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit”, ka shtuar kryeministri.

Në reagimin e tij, Rama ka theksuar se ndërhyrja për trajtimin e 28-vjeçarit nuk është bërë për protagonizëm politik, por për arsye humanitare.

“Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar”, ka shkruar ai.

Kryeministri e ka përmbyllur reagimin duke i uruar edhe një herë shërim të shpejtë të riut.

Reagimi i Ramës vjen pas kundërshtimeve publike të motrës së Vishkullit, duke rikthyer debatin mbi mënyrën e organizimit dhe financimit të trajtimit të tij mjekësor në Itali.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.