KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rama edhe një herë thirrje për dialog protestueseve: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

Rama edhe një herë thirrje për dialog protestueseve: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk

Kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe një herë thirrje për dialog protestueseve duke i vendosur ftesat në ulëset e betonit pranë kryeministrisë në Tiranë.

Rama theksoi që është i gatshëm të ulet me këdo që beson te dialogu dhe te mundësia për ta bërë Shqipërinë më të mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, pavarësisht dallimeve.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Ai tutje ka thënë që Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon.

“Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar terrorin e Antifës dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkeljes së keqkuptimit të madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli të tërë, një komuniteti të tërë, familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë, me gjuhën e gurit dhe të zjarrit. Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në një mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon. Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, tha Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.