KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetari pastron pusetat e bllokuara nga mbeturinat në rrugën “Suzi Çelebi” në Prizren

Qytetari pastron pusetat e bllokuara nga mbeturinat në rrugën “Suzi Çelebi” në Prizren

Një qytetar ka ndërmarrë iniciativë për pastrimin e pusetave të bllokuara nga mbeturinat në rrugën “Suzi Çelebi” në Prizren, me qëllim që të mundësohet rrjedhja normale e ujërave atmosferike.

Sipas tij, hedhja e mbeturinave në hapësira publike po shkakton bllokimin e pusetave, duke krijuar grumbullim të ujit gjatë reshjeve dhe duke rrezikuar depërtimin e tij në shtëpitë e banorëve të lagjes Tabak’hane.

Qytetari ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga ana e bashkëqytetarëve, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë së ambientit ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Problemet me pusetat e bllokuara janë vërejtur edhe në zona të tjera gjatë reshjeve, ku mbeturinat shpesh pengojnë funksionimin normal të sistemit të kullimit të ujërave. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.