KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qorrolli: Ligji i ri për Specialen iniciativë e PDK-së, ende nuk e kemi pranuar

Qorrolli: Ligji i ri për Specialen iniciativë e PDK-së, ende nuk e kemi pranuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se drafti i ri i Ligjit për Specialen i hartuar nga PDK ende nuk u është dorëzuar as partisë, LVV-së dhe as tij si kryetar i Komisionit për Legjislacion.

Qorrolli ka thënë se nisma për ligjin e ri është iniciativë e PDK-së

“Është iniciativë kryekëput e PDK-së, dhe siç u kemi thënë  që nuk jemi të bindur për rrugën që po e ndiqini ashtu edhe doli. Nuk është rruga e duhur për t’i ndihmuar ata që janë në Hagë. Sot ka një tentativë të PDK-së për ta sjellë një format të ri të ligjit, të cilin deri më tani ne nuk e kemi pranuar, as si Lëvizje Vetëvendosje, por as unë si Kryetari i Komisionit për Legjislacion”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se besojnë që beteja kryesore për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë është Apeli.

Pavarësisht vërejtjeve ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta përkrahin këtë ligj në Kuvend.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është finalizuar drafti i ri i ligjit. Ajo ka thënë se këtë draft e ka pranuar dy ditë më parë.

Votimi pritet të bëhet në dy lexime gjatë dhjetorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.