KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll

QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll

Deri në orën 13:00 sot, në vend janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave shtatë janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa një është fikur, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarre aktive ka në Saraj, Gostivar, Makedonski Brod, Çashkë, Jegunovcë, Prilep dhe Ohër, ku digjet pyll i ulët dhe i përzier, vegjetacion, kullota, fier dhe deponi të egra”.

“Zjarret nën kontroll janë në Dellçevë, Studeniçan, Zelenikovë dhe Pllasnicë, ku më së shpeshti është përfshirë pyll i përzier ose deponi. Në zjarrin mes Tërnovës dhe fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajane janë përfshirë pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët, kullota dhe fier. Është shuar zjarri në fshatin Bansko të Strumicës, ku digjej një deponi e egër”, thonë nga QMK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.