KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: 16 zjarre aktive në hapësira të hapura, 4 zjarre ende aktive

QMK: 16 zjarre aktive në hapësira të hapura, 4 zjarre ende aktive

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 18:30, në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësira të hapura në mbarë vendin. Prej tyre, katër janë aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 janë shuar në tërësi.

Nga QMK informojnë se zjarret janë aktive në komunën e Sarajit, në fshatin Sfillare e Epërme, ku po digjet pyll i përzier dhe bimësi e ulët, në Shuto Orizarë, ku po digjen mbeturina, në poligonin stërvitor Krivollak në komunën e Negotinës, ku është prekur bimësia e thatë, si dhe në fshatin Llërcë në komunën e Zhelinës, ku po digjet bimësi e ulët.

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Belicë, në vendin Kajorec, i cili është përhapur drejt Jasenit, me çka është kapluar pyll me bimësi të ulët dhe të përzier, si dhe zjarri në deponinë në fshatin Pçinjë, në komunën Kumanovë.

Gjatë ditës janë shuar 10 zjarre, në komunat Butel, Saraj, Manastir, Krivogashtan, Strumicë, Radovish dhe Bërvenicë.
Sipas të dhënave të QMK-së, zjarret kanë kapluar lloje të ndryshme të vegjetacionit, mbeturinave, deponive dhe kashtës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.