KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QIKA: Maska e shtetit ra – Xhelal, jep dorëheqje!

QIKA: Maska e shtetit ra – Xhelal, jep dorëheqje!

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), para Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot ka thyer një pasqyrë, si aksion simbolik ndaj shtetit që pretendon se i mbron gratë.

Duke kërkuar hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale dhe përgjegjësi në të gjithë zinxhirin komandues, kërkesa e parë e tyre ishte që ministri Xhelal Sveçla të dorëhiqet.

Por përgjegjësia fillon nga Xhelal Sveçla dhe vazhdon deri te secili zyrtar që ka dështuar në detyrën e tij.

"Thyem pasqyrën e një institucioni që flet për siguri, rend dhe ligj, por që nuk arrin ta garantojë as të drejtën elementare të një gruaje për të jetuar.

"Nuk jam i obligum me u marrë me ty" nuk është mendësia vetëm e Faruk Muçollit. Është mendësia e shtetit që nuk e trajton seriozisht jetën dhe sigurinë e grave.

Faruku është produkt i një sistemi të kalbur. Përgjegjësia është politike. Gjashtë vjet me gojën plot siguri shtetërore, rend dhe sundim të ligjit, ndërsa gratë vazhdojnë të përballen me institucione që nuk i dëgjojnë, nuk i mbrojnë dhe nuk reagojnë në kohë."

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.