Emil Maksuti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke e çuar në rreth 30 numrin e zëvendësministrave në Qeverinë Kurti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Albin Kurti e ka uruar Maksutin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive.
Më 15 shtator, Qeveria kishte njoftuar emërimin e 27 zëvendësministrave, ndërsa më pas janë bërë edhe emërime të tjera jashtë asaj liste.
Ndërkohë, kabineti qeveritar numëron 21 anëtarë, përfshirë kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe ministrat.
Burimi: lajmi.net ↗

