KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për mërgatën gjatë sezonit veror

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për mërgatën gjatë sezonit veror

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për mbulimin e kostos së policës kufitare, të njohur edhe si kartoni i gjelbër, për bashkatdhetarët që do të vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se edhe këtë vit Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për mërgatën përmes subvencionimit të policës kufitare për automjetet e tyre, përcjell Telegrafi.

“Edhe këtë vit, duke filluar nga muaji korrik e tutje, u ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare, apo siç njihet kartoni i gjelbër, për qëndrimin në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, ky propozim-vendim parasheh ndarjen buxhetore prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5, ‘Mbështetje për mërgatën’, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, deklaroi Murati. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.