KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidenti i pazakontë – shoferja u përpoq të kthehej pas timonit, por Range Roveri përfundoi në dritaren e një shtëpie në Angli

Aksidenti i pazakontë – shoferja u përpoq të kthehej pas timonit, por Range Roveri përfundoi në dritaren e një shtëpie në Angli

Një shoferе e një Range Roveri ka shkaktuar një aksident të pazakontë, duke përfunduar me veturë brenda shtëpisë së fqinjëve të saj në Angli.

Pamjet tregojnë momentin kur gruaja tenton të dalë nga automjeti, pa e vërejtur se ai ka filluar të lëvizë prapa.

Në përpjekje për t’u kthyer pas timonit, ajo nuk arrin ta ndalë veturën, e cila kalon me shpejtësi rrugën dhe përplaset në dritaren e madhe të shtëpisë përballë.

Ngjarja ndodhi më 20 nëntor në Northallerton, në North Yorkshire, dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Sipas Daily Mail, shoferja Nicola Dodsworth, pronare e një salloni bukurie, shpëtoi me vetëm një prerje të vogël në faqe.

Ajo u rikthye në punë vetëm pak ditë pas aksidentit dhe tha se nuk e kujtonte se si kishte humbur kontrollin e automjetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.