Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 08:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen dhe miratohen një varg çështjesh të rëndësishme nga fusha të ndryshme.
Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të diskutojë mbi projektligje, ndryshime dhe plotësime të rregulloreve ekzistuese, si dhe vendime që lidhen me administratën publike dhe menaxhimin institucional.
Ndër pikat kryesore përfshihet shqyrtimi i projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe propozime për ndarjen e mjeteve financiare për projekte të ndryshme zhvillimore.
Po ashtu, në agjendë janë edhe marrëveshje ndërkombëtare dhe financiare, çështje që lidhen me pronën publike dhe investimet, si dhe tema të sigurisë, përfshirë kontrollin e armëve dhe çështje që ndërlidhen me organizatat e ndaluara. /Telegrafi/