Prania e qenve endacakë në qytetin e Prizrenit vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët, veçanërisht në zonat më të frekuentuara të qytetit.
Ditëve të fundit qen endacakë janë parë në sheshin “Shatërvan” duke u përleshur mes vete, situatë kjo që ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar frikë tek kalimtarët dhe vizitorët. /Telegrafi/