Rreth 15 mbështetës të Manchester United u mblodhën jashtë qendrës stërvitore në Carrington, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë, vetëm një ditë pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Brentfordit.
Sipas raportimeve të “Manchester Evening News”, dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë vënë re edhe rreth nëntë burra të veshur me maska (balaklava) jashtë ambienteve të klubit.
Policia e Greater Manchester konfirmoi praninë e efektivëve në terren, ndërsa një furgon policie u vendos për të bllokuar hyrjen e kompleksit stërvitor.
Mësohet se një oficer i lartë policie ka zhvilluar një bisedë me grupin e protestuesve në Carrington për të qetësuar situatën.
Megjithatë, tifozët e pakënaqur nuk ishin në dijeni se trajneri Pochettino u kishte dhënë lojtarëve ditën e parë të pushimit që prej marrjes së drejtimit të ekipit, çka bëri që kompleksi të ishte bosh. Detaje të tjera rreth këtij incidenti ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. /IndeksOnline/
Police speaking to Manchester United fans outside Carrington [@TheSunFootball] https://t.co/ueisIpCzQ0
— utdreport (@utdreport) November 29, 2026

