KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit”: Pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në ski-qendrën t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit”: Pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në ski-qendrën t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i largojnë veturat të cilat i kanë parkuar në rrugën në drejtim të qendrës.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, nga Qendra thonë se nëse qytetarët nuk i largojnë makinat, të njëjtat do të largohen nga shërbimet përkatëse.

“Njoftohen të gjithë pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në Ski qendrën “Kodra e Diellit” që t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre.

“Meqenëse Ski Qendra, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, NP “Parkingu” Tetovë dhe Policinë, nga ora 20:00 do të realizojnë pastrimin e rrugës, veturat e parkuara në mënyrë të palejuar do të largohen (tërhiqen) nga rruga nga shërbimet përkatëse”.
“Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që të mundësohet pastrimi dhe qarkullimi normal i rrugës”, thonë nga Qendra.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.