KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Qëllime të fshehta biznesore”, Lushtaku ngre dyshime për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

“Qëllime të fshehta biznesore”, Lushtaku ngre dyshime për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar si hipokrite qasjen e deritashme të ekzekutivit ndaj kësaj çështjeje.

Duke folur në Debat Plus të TV Dukagjinit, Lushtaku ka thënë se deri vonë Qeveria e ka mohuar në debate publike blerjen e energjisë nga Serbia dhe importin e madh të energjisë në përgjithësi.

“Deri dje e ka mohuar vetë Qeveria, e ka mohuar në debate publike. Dhe kjo tregon hipokrizinë, që mundohet me paraqitet para publikut se ne nuk blejmë energji nga Serbia dhe nuk importojmë energji në përgjithësi shumë”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka ngritur dyshime edhe për kohën kur është marrë vendimi, duke e ndërlidhur atë me nevojën e Kosovës për importe të energjisë gjatë dimrit.

Lushtaku ka përmendur paralajmërimet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për një dimër të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Deputeti i PDK-së ka pretenduar se pas vendimit mund të fshihen interesa biznesore dhe personale, madje edhe interesa që lidhen me negociatat me palë të tjera.

“Në të njëjtën kohë, unë i kam edhe dyshimet e tjera pse bash është vendimi në këtë kohë, kur kemi nevojë për import të energjisë, jo vetëm nga Serbia, sepse e dimë shumë mirë që ministrja Rizvanolli e ka theksuar se kemi me pasur një dimër të vështirë. Dhe këtu shihet që ka qëllime të fshehta biznesore, që mund të vijnë deri te përfitimet e tyre personale, ndoshta edhe të negociimit me palën tjetër…

Kur thuhet të ndërpritet tregtimi me Serbi, atëherë pse nuk e ndal edhe në veri, kur e ka mundësin e ndalimit…”, ka thënë ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.