KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qavolli takohet me përfaqësuesen e EULEX-it, flasin për trajtimin e rasteve të dhunës

Qavolli takohet me përfaqësuesen e EULEX-it, flasin për trajtimin e rasteve të dhunës

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka zhvilluar takim me Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Njësisë së Monitorimit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Gjatë takimit, koordinatori Qavolli e njoftoi përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe të dhunës në baza gjinore.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të veprimit, me qëllim të avancimit të trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjes së efektivitetit të reagimit institucional.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe të monitorimit të praktikave, si mekanizma që mund të kontribuojnë në identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës së institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Koordinimi i vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave me partnerët ndërkombëtarë mbeten të rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale dhe për një reagim institucional më efektiv ndaj rasteve të dhunës në familje, me synim mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e këtyre rasteve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.